Pa gola në Shkodër
Në ndeshjen në mes të FC Thun dhe KF Vllaznia me rezultat 0:0, për FC Thun u angazhuan edhe Rama dhe Demiri
Ndeshja e xhiros së dytë, e vlefshme për Ligën Evropiane në mes të Vllaznisë së Shkodrës dhe FC Thun të Zvicrës e luajtur në Shkodër, përfundoi pa gola.
Është luajtur një ndeshje e fortë por me mungesë golash.
Megjithatë, në këtë thatësi golash sulmuesi shqiptar i FC Thunit, Milaim Rama në minutën e dhjetë pati një shans shumë të mirë për të shënuar gol, shkruan 20minuten.ch.
Ndeshjen e parë të Thunit për një kupë evropiane pas vitit 2006, trajneri zviceran Bernard Challande e ka parë “me ndjenja të përziera”. Ai është i kënaqur që skuadra e tij nuk ka pësuar humbje dhe as nuk ka marrë ndonjë gol. Por nga ana tjetër, sipas tij, skuadra nga Zvicra ka kaluar disa momente mjaft delikate.
Për FC Thun, Muhamet Demiri ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes ndërsa Milaim Rama deri në minutën 62.
Ndeshjen, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, e kanë shikuar rreth 5 mijë vetë.
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz











