Kosova
Pacolli e quan Kosovën “model suksesi për diplomacinë ndërkombëtare”
"Kosova u jep shembull popujve që u kanë përjetuar diskriminimin etnik me eksperiencën e vet në luftën për shtet-formim, për demokraci dhe të drejta njerëzore, me Ibrahim Rugovën, të mbiquajtur Gandi i Evropës"
Nën organizimin e Akademisë Diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe me mbështetje të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung, ka nisur punimet konferenca e katërt e Shkollës Diplomatike për diplomatët e rinj.
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka folur për ndihmën, që vendi i ri dhe i vogël si Kosova mund të ofrojë në diplomacinë ndërkombëtare.
“A mundet Kosova e vogël, të ndihmojë me diçka mendimin diplomatik botëror, eksperiencën e një diplomati? Sado paradoksale të duket si pyetje, unë besoj se të gjithë duhet t’i përgjigjemi me PO. Kosova, u jep shembull popujve që u kanë përjetuar diskriminimin etnik me eksperiencën e vet në luftën për shtet-formim, për demokraci dhe të drejta njerëzore, me Ibrahim Rugovën, të mbiquajtur Gandi i Evropës. Kosova është shembull edhe për tolerancën ndaj pakicave. Pakica serbe ka me Kushtetutën tonë dhe në praktikë, një paket të drejtash, që nuk i ka asnjë pakicë tjetër në botë”, ka vlerësuar Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli.
Në panelin e parë diplomatëve të rinj iu adresuan me fjalën e tyre edhe z. Frank Hantke, Drejtor për Kosovë i fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung, pastaj ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin












