Kosova
Pacolli në OBI, lobon për njohje
"Lobimi për njohjen e mëtejshme të Kosovës, anëtarësimi në Interpol, aplikimi për statusin e vendit vëzhgues në OBI do të jenë tre objektivat e pjesëmarrjes së delegacionit kosovar të nivelit të lartë", njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
Ka nisur në Daka punimet Konferenca ministrore e vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Kosova përfaqësohet me statusin e mysafirit të veçantë prej Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.
“Lobimi për njohjen e mëtejshme të Kosovës, anëtarësimi në Interpol, aplikimi për statusin e vendit vëzhgues në OBI do të jenë tre objektivat e pjesëmarrjes së delegacionit kosovar të nivelit të lartë”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
Pacolli ka takuar homologët e tij nga Bangladeshi, Arabia Saudite, Azerbaixhani, Kazakistani, Guajana, Ishujt Komore, Palestina, Surinami, Maldivet, Mozambiku, etj. Konferenca e sivjetme shënon kalimin e drejtimit të radhës së kësaj organizate nga Bregu i Fildishtë tek Bangladeshi.
Ministri i jashtëm Pacolli pati një takim të shkurtër edhe me Ministren e Jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026










