Kosova
Pacolli pritet të kthehet në Kosovë, nuk dihet nëse do të karantinohet
Ministria e Infrastrukturës e Kosovës i ka dhënë leje fluturimi Behgjet Pacollit për në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Ky fluturim pritet të realizohet ditët në vijim
Kjo është konfirmuar për mediat kosovare nga shefi i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës, Alban Zogaj.
“Po, ka marrë leje. Kjo është bërë në konsultim të plotë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Sot nuk do të realizohet ky fluturim, por një ditë tjetër”, ka thënë për lajmi.net Zogaj.
Lajmi.net ka kontaktuar edhe me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka thënë se aktualisht janë duke u koordinuar me Abdixhikun për këtë çështje.
“Jemi duke u koordinuar me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, jam duke pritur një përgjigje nga ai. Kjo është ajo çka mund t’ju them deri më tani”, ka thënë Vitia.
Ende nuk dihet nëse Pacolli do të karantinohet sikurse në rastet e kaluara.
Kreu i AKR-së do të kthehet në Kosovë në kohën kur po negociohet arritja e marrëveshjes së koalicionit mes LDK-së, AAK-së dhe koalicionit Nisma-AKR, pasi presidenti ia kërkoi mandatarin Isa Mustafës (LDK).
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris












