Tematike
Padia e dy kosovarëve mund t`i kushtojë dikujt në SVP-UDC me 3 vjet burg!
Padia që ka arritur në prokurorinë e Cyrihut do ta përballë SVP-në me një situatë të pakëndshme pikërisht në prag të zgjedhjeve nacionale
Teksti me përmbajtje diskriminuese dhe urrejtëse ndaj kosovarëve i afisheve të SVP-UDC-së në kuadrin e fushatës për kufizimin e imigrimit, sipas të gjitha gjasave përbën shkelje të ligjit mbi diskriminimin racor. Përgjegjësi epër publikimin e këtij teksti mund të dënohen me deri në tri vjet heqje lirie.
Dy kosovarë, persona privatë kishin ushtruar padi penale kundër SVP-UDC-së në lidhje me afishen e publikuar në mediet zvicerane “Kosovarët therin zviceranin”, përmes të cilës kjo parti propagandonte iniciativën e vet për kufizimin e numrit të të huajve në Zvicër.
Padia që ka arritur në prokurorinë e përgjithshme të Cyrihut do ta përballë SVP-në me një situatë të pakëndshme pikërisht në prag të zgjedhjeve nacionale që mbahen këtë të diele. Autorët e padisë kanë vënë “në bankë të zezë” gjithë komitetin iniciues për iniciativën “Kundër imigrimit masiv” dhe vetë SVP-UDC-në, shkruan 20minutenonline.
Siç ka konfirmuar kryeprokurori Hans Maurer, kjo padi ka arritur të premten e kaluar. “Ne, si kosovarë ndjehemi të lënduar rëndë nga kjo fushatë. Në të sugjerohet se të gjithë kosovarët janë kriminelë dhe vrasës, ushqehet urrejtja kundër etnisë sonë”, thuhet në njërën nga paditë. Të dy kosovarët është duke i përfaqësuar juridikisht avokati David Gabor.
Sipas tij, gjendja është e qartë: “iniciuesit e fushatës kanë shkelur normën penale kundër racizmit. Aty bëhet thirrje publike për diferencimin kolektiv të një etnie. Bëhet shpifje kundër një grupi të tërë etnik dhe pjesëtarët e tij janë prekur në dinjitetin e tyre njerëzor”, thotë Gibor. Shkelja e ligjit kundër racizmit tërheq me vete një dënim deri në tre vjet burg ose me të holla.
Ndërkohë, në SVP-UDC nuk merakosen shumë rreth gjithë kësaj. Sipas deputetit nacional Caspar Baader, njëherësh bashkëkryetar i këshillit iniciativ, “afishja nuk drejtohet kundër një grupi etnik porse lidhet me incidentin konkret që ka ndodhur në Interlaken. Është me rëndësi që ne në politikë, edhe përmes incidenteve të këtilla të sensibilizojmë opinionin lidhur me kriminalitetin e të huajveqë është mbiproporcionalisht i lartë”, ka thënë Baader.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit












