Lajme
Paga minimale: Si krahasohet Gjeneva me shtetet evropiane
Paga minimale në Gjenevë do të jetë 4 086 franga në muaj, duke e bërë qytetin me pagën më të lartë minimale në botë
Gjeneva është një nga qytetet më të shtrenjta në botë. Së fundi votuesit kanë vendosur në referendum që paga minimale të jetë 23 franga në orë apo 4 086 në muaj. Gjeneva tashmë ka pagën më të lartë minimale në botë.
Deri në 1 janar 2020, 21 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare: vetëm Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një minimum për pagën.
Sipas Eurostat, pagat minimale mujore në përgjithësi janë nën 600 € në lindje dhe mbi 1 500 € në veri-perëndim të BE-së.
21 shtetet anëtare të BE-së që kanë pagat minimale kombëtare mund të ndahen në tri grupe kryesore, përcjell albinfo.ch.
Në janar të vitit 2020, Bullgaria kishte pagën më të ulët bruto (312 €) në të gjithë BE-në. Nëntë shtete anëtare, të vendosura kryesisht në lindje të BE-së, pasuan me paga minimale midis 400 € dhe rreth 600 € në muaj: Letonia (430 €), Rumania (466 €), Hungaria (487 €), Kroacia (546 €) , Çekia (575 €), Sllovakia (580 €), Estonia (584 €), Lituania (607 €) dhe Polonia (611 €), përcjell albinfo.ch.
Në pesë shtete të tjera anëtare, të vendosura kryesisht në jug të BE-së, pagat minimale shkonin midis 700 € dhe pak më shumë se 1 000 € në muaj: Portugali (741 €), Greqi (758 €), Maltë (777 €), Slloveni ( 941 €) dhe Spanja (1 050 €).
Në shtatë shtete anëtare të mbetura, të gjitha të vendosura në perëndim dhe veri të BE-së, pagat minimale ishin mbi 1 500 € në muaj: Franca (1 539 €), Gjermania (1 584 €), Belgjika (1 594 €), Hollanda (1 636 €), Irlanda (1 656 €) dhe Luksemburgu (2 142 €).
Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 119 € në muaj në janar 2020.
Në Maqedoninë e Veriut paga minimale bruto është 282 euro, sipas Eurostat. Në Shqipëri është 213 euro, në Kosovë 130-170 euro, në Mal të Zi 331 euro. Paga më e lartë minimale në rajon është në Serbi, me 343 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025











