Shkurt.ch
Paguajnë 2600 euro për trafikantët dhe sërish dëbohen në Kosovë
Kishin paguar nga 1000 euro secili për rrugën nga Kosova në Austri dhe 600 euro për rrugën e mbetur në gjysmë për në Gjermani
Një taksist nga Vjena është kapur nga policia me dyshimin se ka bërë trafikimin e dy kosovarëve për në kufirin me Gjermaninë. Ai i ka marrë në veturën e tij dy personat që nuk kishin as vizë dhe as dokumentacion të vlefshëm dhe, pasi u ka kërkuar 600 euro është nisur për në Gjermani. Por të tre janë zënë nga policia austriake në vendkalimin kufitar Walserberg (Flachgau).
Në mbrojtjen e tij, taksisti austriak ka thënë se për të, prioritet kanë pasur të hollat e fituara. Ai është lënë i lirë, pasi që i janë konfiskuar 600 eurot e marra nga dy kosovarët, por ndaj tij do të ngrihet padi penale. Dy kosovarët ndërkaq po mbahen në burg, për të siguruar kështu mundësinë e dëbimit të tyre në Kosovë.
Siç merr vesh policia dhe transmetojnë mediet austriake e gjermane (ORF.at etj.), shtetasit e Kosovës kishin paguar nga 1000 euro secili për rrugën e bërë nga Kosova në Austri dhe 600 euro për rrugën e mbetur në gjysmë nga Austria në Gjermani!
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC Influencerët po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në marketing, por praktikat e tyre... -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave











