Lajme
Pajtim Statovci fiton Çmimin Ndërkombëtar Letrar për romanin “Macja ime, Jugosllavia”
Çmimin me vlerë prej 35.000 eurosh autori shqiptaro-finlandez e ndan me përkthyesin në gjuhën gjermane, Stefan Moster
Autori shqiptar nga Kosova, i cili shkruan në gjuhën finlandeze, Pajtim Statovci dhe përkthyesi i tij gjerman Stefan Moster kanë marrë Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë për këtë vit. Ky çmim me vlerë prej 35 mijë eurosh i është ndarë atij për romanin “Macja ime Jugosllavi”, transmeton albinfo.ch.
Çmimi jepet nga Shtëpia e Kulturave Botërore në Berlin dhe Fondacioni Elementarteilchen.
Autori Statovci ka lindur në vitin 1990, në Kosovë. Në moshën dy vjeçare ai, së bashku me prindërit e tij shqiptar është shpërngulur nga Kosova në Finlandë, ku jeton në Helsinki. Ai është bërë i njohur me disa vepra të tij letrare që viteve të fundit janë pe¨rkthyer në gjuhët e ropiane, mes tjerash, edhe në gjuhën gjermane
Së fundmi ka pasur diskutime për punën e jurisë së Çmimit Ndërkombëtar të Letërsisë vitin e kaluar. Duke shkruar për punën konfidenciale të panelit, dy ish-anëtarë jurie patën pretenduar në gazetën javore “Die Zeit” se çmimi i vitit 2023 nuk bazohej në kritere letrare, por më tepër në kritere politike.
Shtëpia e Kulturave Botërore e hodhi poshtë këtë. Arsyeja e nominimit të librit ishte cilësia e tij e jashtëzakonshme letrare.
Pak fjalë për romanin e shpërblyer.
Eminja rritet në ish Jugosllavi në vitet 1980, më pas ikën në Finlandë me familjen e saj. Bekimi (protagonisti i romanit) nuk ka shumë dëshirë të merret me origjinën dhe familjen e tij. Në fund ai e bën këtë, sepse Statovci e vë përballë historinë e Bekimit (me identitet seksual “queer”) me atë të nënës së tij, e cila është rritur në Kosovën rurale dhe është martuar me një burrë të dhunshëm në moshë të re.
Është një roman tërësisht “evropian”, thuhet në laudation e jurisë, të prezantuar nga shkrimtarët Asal Dardan dhe Cia Rinne. “Një roman që thyen konvencionet e tregimeve autofiktive me temë migracionin”, shkruan gazeta gjermane Tages Zeitung.
Në Finlandë, tregimet letrare të migrimit lexohen rrallë, thotë Stefan Moster, i cili ka marrë çmimin si përkthyesi i romanit, përcjell albinfo.ch. Por sigurisht që ekzistojnë: Statovci flet për botëkuptimet e dhunshme ndaj të cilave ai është ekspozuar në rininë e tij, ndjenjën thumbuese të inferioritetit dhe dëshirën e tij maniake për të ditur më shumë se bashkëmoshatarët e tij finlandezë”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025














