Kosova
Pakësohet numri i bankomatëve në Kosovë
Numri i klientëve të sistemit bankar po rritet çdo vit, derisa po ulet numri i bankomatëve. Nga 512 bankomatët sa ishin në fillim të 2018-s në gjithë vendin, numri i tyre në fund të vitit ka rënë në 470, raporton KTV.
Derisa mbi 60 për qind e transaksioneve që bëjnë qytetarët janë për tërheqjen e parave nga llogaria.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Baliu, kjo po bëhet me qëllim të shmangies së tërheqjes së parasë nga bankomati dhe kryerjen e pagesave në pikat shitëse.
Për ta kryer pagesën përmes kartelës në pikat shitëse, pjesa më e madhe e bankave kanë tarifë. Njohësi i sistemit bankar, Naim Gashi, vlerëson se bankat në vend janë duke ecur me hapa më të shpejtë sesa sistemi i jetës. Mirëpo, Banka Qendrore e Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi, nuk ka të drejtë të përcaktimit të numrit të bankomatëve në proporcion me numrin e konsumatorëve.
Drejtori i Departamentit për Mbikëqyrjen e Bankave, Mentor Geci, ka thënë se nuk kanë të drejtë ta pengojnë mbylljen, pasi tregu është i hapur.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











