Kosova
Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burg për 53 milionëshin
Bëhet e ditur se ish-ministri i Infrastrukturës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, përcjell albinfo.ch.
Lekajt i është shqiptuar edhe dënim plotësues, ku i ndalohet ushtrimi i funksionit publik në administratë publike për 3 vjet e gjashtë muaj.
Ndërkohë, ish-sekretari i Ministrisë, Nebih Shatri, dënohet me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit, Besim Tahiri, me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.
Prokuroria Speciale më 4 shkurt të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, këshilltarit të tij politik, Eset Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri dhe Besim Tahirit, lidhur me ekzekutimin e 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel-Enkës”, e cila ishte kontraktuar për ta ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













