Lajme

Pandemia uli ndjeshëm turizmin në vendet e BE-së

Në vendet anëtare të Bashkimit EUropian, akomodimi turistik ka rënë me 50% në periudhën janar-gusht të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Zyra Europiane e Statistikave (Eurostat) publikoi të dhënat e akomodimit turistik për periudhën janar-gusht 2020 në vendet e BE-së.

Sipas kësaj, sektori i turizmit në vendet e BE-së është ndikuar seriozisht nga pandemia.

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, qëndrimet gjatë natës në komplekset turistike në vendet e BE-së janë ulur me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.

Akomodimi turistik në BE u rrit me 5% në janar dhe 6% në shkurt në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa me fillimin e përhapjes së pandemisë shënoi ulje me 63% në mars, 95% në prill, 89% në maj, 71% në qershor, 43% në korrik dhe 32% në gusht.

Për periudhën janar-gusht rënia më e madhe në akomodimin turistik në mesin e vendeve të BE-së u regjistrua në Greqi me 77% ndërsa vendi me uljen më të vogël Holanda me 29%.

Në 16 prej vendeve të BE-së akomodimet turistike ranë në masën mbi 40%