Sport
Panucci e tepron ndaj gazetarit: Qepe gojën se unë po flas
Panucci pati një debat me gazetarin e “Supersport”, Gjergji Stefa, madje “shpërtheu” duke i kërkuar gazetarit të qepte gojën kur trajneri ishte duke folur
Shqipëria po përjeton një krizë të rëndë dhe trajneri Christian Panucci po fajësohet për këto rezultate.
Madje, ai është në rrezik për t’u larguar nga posti i trajnerit. Italiani nuk ka nguruar shpesh të ‘kapet’ me media, dhe kështu ndodhi edhe në konferencën e fundit për media, përcjell albinfo.ch.
Panucci pati një debat me gazetarin e “Supersport”, Gjergji Stefa, madje “shpërtheu” duke i kërkuar gazetarit të qepte gojën kur trajneri ishte duke folur.
Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuccit për të vazhduar punën?
Panucci: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.
Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.
Panucci: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese.
Gazetari: Nuk më intereson.
Panucci: Më shiko në sy kur flas. Tregohu profesionist dhe serioz, mos shiko telefonin.
Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.
Panucci: Po përkthen zotëria. I paedukatë!
Gazetari: Gjithashtu…
Panucci: Unë jam i edukuar!
Gazetari: Edhe unë…
Panucci: Po më bën të qesh…
Ndërhyn gazetarja Ilda Bejleri: Çfarë do të ndryshojmë që nesër?
Panucci: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













