Sport
Panucci, Hysaj e Mavraj besojnë se mund të fitojnë në Ligën e Kombeve
"Kemi skuadrën që mund ta fitojmë grupin dhe të luajmë deri në vdekje. Për të siguruar kualifikimin duhet të fitosh ndeshjet. Nuk ka rëndësi me sa kundërshtarë, ne do luajmë futboll sulmues”, ka thënë Panucci
Shorti që ka vënë përballë Shqipërisë, Izraelin dhe Skocinë në Ligën e Kombeve në Divizionin C, nuk po shihet si short i lehtë nga përzgjedhësi Christian Panucci dhe dy mbrojtësit Elseid Hysaj e Mërgim Mavraj. Megjithatë, të tre besojnë në sukses.
“Një grup i ekuilibruar, dy kundërshtarë të mirë, ne gjithashtu jemi skuadër e mirë. Është një grup me tri skuadra, që të detyron të gabosh më pak. Do ishte më mirë të ishte grup i plotë, por edhe me katër skuadra ndeshjet janë të forta. Kemi skuadrën që mund ta fitojmë grupin dhe të luajmë deri në vdekje. Për të siguruar kualifikimin duhet të fitosh ndeshjet. Nuk ka rëndësi me sa kundërshtarë, ne do luajmë futboll sulmues”, ka thënë Panucci, transmeton Top-Channel. “Kualifikimi në Euro 2020 është më i rëndësishmi për ne, për momentin jemi të fokusuar te Liga e Kombëve”.
Edhe Hysaj ka thënë se beson që Shqipëria mund të kalojë grupin si e para, ndërsa ka veçuar Skocinë si rival më të fortë.
“Një short shumë i mirë dhe një mundësi e madhe për të shkuar në Europian. Po punojmë shumë mirë, megjithatë jemi mësuar të luajmë mirë kundër të gjithëve. Kundërshtarët janë të fortë, por besojmë se ne mund ta kalojmë grupin si të parët. Skocia ka një grup agresiv, por edhe ne luajmë mirë kundër skuadrave të tilla. Do të kemi kohë të përgatitemi”, ka thënë mbrojtësi i Napolit.
Mavraj, i cili luan te Hamburgu, e konsideron këtë mundësi si një borxh që duhet shlyer ndaj tifozëve.
“Kemi një borxh për të shlyer ndaj tifozëve, pas asaj që ndodhi në kualifikueset e shkuara. Duhet të fitojmë patjetër. Me Skocinë është një ndeshje e madhe, pasi luajmë për herë të parë me një skuadër britanike. Besoj se do të kemi shumë tifozë shqiptarë atje, që vijnë nga e gjithë Britania. Besoj se do t’ia dalim”, ka thënë Mavraj.
Mavraj ka folur edhe për Kosovën duke thënë që ka mundësi të mira për të arritur sukses. Kosova në Ligën D do të takohet me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











