Futboll
Panucci, i pakënaqur nga kombëtaren
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, nuk ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve, duke thënë se çdo këshillë dhe urdhër i tij shkon në vesh të shurdhër.
Në konferencën për media para ndeshjes së 17 nëntorit kundër Skocisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve, italiani ka kërkuar angazhim më të madh nga lojtarët e kombëtares.
Panucci nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do të largohet nga ekipi kuqezi në rast humbjeje, por tha se një rezultat negativ do të ishte i vështirë për të gjithë.
“Në ndeshjen me Skocinë e merituam humbjen, nuk luajtëm mirë, vuajtëm shumë. Në “Elbasan Arena” do të jetë ndryshe, pasi Shqipëria bën lojë të mirë në shtëpi. Kemi pësuar 3 gola nga goditjet standarde. Me duket sikur merrem me një skuadër të “shurdhët”, duhet të përsëris çdo gjë me lojtarët që më duket sikur nuk më dëgjojnë, pasi nuk zbatojnë urdhrat”, u shpreh tekniku italian.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












