Futboll
Shqipëria sonte përballë Turqisë, Panucci i kundërpërgjigjet Lenjanit
“Thirrja e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Lenjani nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuccit apo Dukës, por Shqipërisë”, deklaroi trajneri italian
Shqipëria sonte në “Loro Boriçi” të Shkodrës e pret Turqinë në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020”.
Takimi zhvillohet nga ora 20:45 dhe është shumë i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Mbrojtësi Elseid Hysaj ka thënë se janë gati, derisa ndihet i nderuar që është kapiten.
“Sulmuesit që ka Turqia i kemi takuar dhe në Serinë A dhe aty kemi të bëjmë në çdo ndeshje me lojtar të tillë dhe jemi përgatitur të mbrojmë mirë ndaj Turqisë. Është ndjesi shumë e mirë të jesh kapiten në qytetin e lindjes. Nëse është nevoja të bëj edhe një rol tjetër do ta bëj me gjithë maksimumin tim”, deklaroi Hysaj.
Christian Panucci u shfaq optimist para sfidës ndaj Turqisë. “Kanë punuar mirë. Është ambient mirë. Djemtë janë gati për ta luajtur këtë ndeshje. Të shikojmë… Është e vërtetë që kanë një skuadër të fortë, por nëse lojtarët kundërshtarë janë të përqendruar për 90 minuta, do të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë”.
Ai komentoi edhe veprimin e Lenjanit. “Lenjani është grumbulluar tetë herë, nga nëntë grumbullime. Thirrja e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Lenjani nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuccit apo Dukës, por Shqipërisë. Më vjen të qesh, të komentoj një lojtar që shkruan një letër në Instagram, dhe ajo që mund të bëj, është të pranoj kërkesën e tij”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë













