Futboll
Panucci në telashe, edhe 2 futbollistë nuk mund t’u bashkohen kuqezinjve
Në bazë të rregullores së FIFA-s, klubet duhet të njoftoheshin 14 ditë para dhe si pasojë kanë refuzuar ftesat e dërguara në minutat e fundit
Pas ndryshimeve që ndodhën në listën e Kombëtares shqiptare, stafi teknik mendoi të grumbullonte mesfushorin Keidi Bara si dhe sulmuesin Rey Manaj.
Të dy këta futbollistë aktivizohen në Ligën e dytë spanjolle. Mësohet se klubi i Malagës dhe ai i Albacetes i refuzuan ftesën Shqipërisë, duke mos lejuar që futbollistët t’i bashkohen Kombëtares së Christian Panuccit, raportojnë mediat shqiptare.
Në bazë të rregullores së FIFA-s, klubet duhet të njoftoheshin 14 ditë para dhe si pasojë kanë refuzuar ftesat e dërguara në minutat e fundit, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se në Ligën e dytë spanjolle vazhdon kampionati edhe në periudhën e kombëtarëve. Si Bare, ashtu dhe Manaj janë të rëndësishëm në klubet e tyre, duke u aktivizuar në shumicën e ndeshjeve si titullarë, shkruan “Panorama”.
Dje ftesën e ka refuzuar edhe Ermir Lenjani, i cili është arsyetuar se derisa të jetë Panucci trajner, ai nuk do të kthehet në Kombëtare, pasi meriton më shumë respekt.
E-Diaspora
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026?












