Maqedonia
Papa Françesku në Shkup: I lumtur që vizitoj vendlindjen e Nënë Terezës
Ai përmendi edhe Nënë Terezën, duke thënë se është i lumtur që po viziton vendin ku ka lindur ajo, duke thënë se Nëna Tereza është një simbol i sakrificës
Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku, paradite ka arritur në Vilën Vodno, ku duhet të mbajë fjalim para autoriteteve shtetërore, korit diplomatik dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Papa këtë mëngjes në ora 8 ateroi në aeroportin e Shkupit, ku u prit nga presidenti i Maqedonisë Veriore, Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, por edhe në mënyrën tradicionale maqedonase, me bukë dhe kripë, transmeton “Alsat”.
Në delegacionin që e pret të atin e shenjtë, ishin edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, përcjell albinfo.ch.
Pas ceremonisë zyrtare në Vilën Vodno, Papa do të ketë takim edhe me liderët fetare në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.
Në sheshin “Maqedonia” kreu i Kishës Katolike të Romës do të mbajë Liturgji të Shenjtë në të cilën pritet të marrin pjesë më shumë se 15 mijë qytetarë vendas, por edhe mysafirë të lartë dhe shtetas të huaj, para së gjithash nga fqinjësia më e gjerë.
Pas liturgjisë Papa do të mbajë takim ekumenik dhe ndër religjioz me të rinjtë nga Kisha katolike, ndërsa më pas edhe me priftërinjtë dhe familjet e tyre.
Vizita e Papa Françeskut, vlerësohet si akt historik, ndërsa realizohet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishëm për Maqedoninë, kur hapëron përmes rrugës së integrimeve evropiane dhe euroatlantike, e përforcon kohezionin e brendshëm dhe sjell mesazhe për pajtim dhe solidaritet.
Për shkak të vizitës së Papës në Shkup, sot ka regjim të veçantë të sigurisë dhe të komunikacionit.
Fjalimi
Papa Françesku foli edhe për karakterin multietnik dhe multifetar të vendit, duke thënë se kjo është një karakteristik e veçantë e Maqedonisë.
“Përkatësie e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonas, shqiptar, serbë, kroat dhe të tjerë ka krijuar një mozaik të bukur, e cila do të zbukurohet edhe më tej nëse dini që ta bartni edhe në gjeneratat e reja”, tha Papa Françesku, raporton SHENJA.
Ai tha se dëshiron të nënvizoj përpjekjet e Maqedonisë në lidhje me krizën e migrantëve për tu dalë në ndihmë atyre. “Solidariteti i juaj me ata, të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre, shtëpitë, ju bën nder juve si shtet”, shtoi më tej Papa Françesku.
Ai përmendi edhe Nënë Terezën, duke thënë se është i lumtur që po viziton vendin ku ka lindur ajo, duke thënë se Nëna Tereza është një simbol i sakrificës.
“E kam fjalë për Nënën Terezën, e lindur në Shkup në vitin 1910. Jam i lumtur që do të mund të lutem në memorialin e ndërtuar për të. Duhet të jeni krenar për veprën e saj”, tha më tej Papa Françesku.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











