Ukraina
Papa Françesku: Nuk mund të mësohemi me luftën
Nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, lutja e të dielës iu kushtua dhënies fund të luftës në Ukrainë.
Papa Francesku tha para besimtarëve se “kjo luftë mizore dhe e pakuptimtë, e cila vazhdon prej muaji, është humbje për të gjithë”.
“Ne duhet të mohojmë luftën, një vend vdekjeje ku baballarët dhe nënat varrosin fëmijët e tyre, ku burrat vrasin vëllezërit e tyre, ku vendosin të fuqishmit dhe të varfërit vdesin. Lufta nuk shkatërron vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen e shoqërisë. Ne nuk mund të mësohemi me luftën. Mjaft. Ndaloni. Armët të heshtin. Negocioni seriozisht për paqen”, u shpreh Papa Françesku.
Ati i Shenjtë theksoi se “njerëzimi duhet të kuptojë se ka ardhur momenti për të shfuqizuar luftën, për ta fshirë luftën nga historia e njeriut përpara se ajo të anulojë njeriun nga historia”.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Papa ka folur disa herë për një konflikt të mundshëm bërthamor, duke bërë thirrje për gjetjen e dialogut.
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe














