CH-Ballkani
I papërmirësueshëm: Dëbohet shtetasi i Maqedonisë pasi ka jetuar 33 vite në Zvicër
Duke parë veprimet e tij kriminele, si deliktet me drogë dhe më shumë se 20 dënime që kishte marrë si dhe shpërfilljen për një kohë të gjatë të detyrimeve financiare, si private ashtu dhe afariste, Gjykata Federale konstaton se dëbimi është masë e përshtatshme dhe adekuate
Një shtetas 38 vjeçar i Maqedonisë, baba i tre fëmijëve, ndonëse jeton prej 33 vitesh në Zvicër, duhet të dëbohet. Lista e delikteve të drogës dhe e borxheve të tij është shumë e gjatë, kështu që Gjykata Federale ka vendosur të caktojë për të masën e dëbimit, shrkuan tagblatt.ch
Në Zvicër ka ardhur në moshën 6 vjeçare në kuadër të bashkimit familjar, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2000 është martuar me një vajzë nga vendlindja dhe tash me të ka tre fëmijë, të moshave tetë, dhjetë dhe 15 vjeçare.
Zyra kantonale për Migracion i kishte bërë vërejtje para 8 viteve pasi që ai kishte bërë shumë delikte në komunikacion pastaj ishte futur shumë në borxhe si dhe nuk i kishte përmbushur detyrimet e tij financiare. Ndaj tij në atë kohë zyra e përmbarimit (e mbledhjes së borxhit) kishte kërkesa në lartësi prej 132.000 frangave ndërsa borxhet ndaj shtetit kishin arritur në 131 mijë franga. Edhe pas shqiptimit të vërejtjes, ndaj tij kanë vazhduar dënimet për shkelje në trafik. Në qershor të vitit 2013 Gjykata e Qarkut në Frauenfeld e ka dënuar atë për delikte droge me 24 muaj burg me kusht, përcjell albinfo.ch.
Në janar të vitit 2016 Zyra Kantonale për Migracion ia kishte hequr lejen e përhershme të qëndrimit (Vizën C) dhe kishte vendosur t`ia shqiptonte masën e dëbimit nga Zvicra. Ky vendim qe miratuar si nga Departamenti për Drejtësi e Punë Sociale ashtu dhe nga Gjykata Administrative e Thurgaut. Një ankesë që ai pastaj e bëri në Gjykatën Federale, u hodh poshtë. Kjo pasi gjyqtarët e saj kishin konstatuar se interesi publik për dëbimin e tij peshonte më tepër se interesi i tij privat për të qëndruar në Zvicër.
Duke parë veprimet e tij kriminele, si deliktet me drogë dhe më shumë se 20 dënime që kishte marrë si dhe shpërfilljen për një kohë të gjatë të detyrimeve financiare, si private ashtu dhe afariste, Gjykata Federale konstaton se dëbimi është masë e përshtatshme dhe adekuate.
Nga vendimi gjyqësor kuptohet se ndaj tij janë bërë 420 procedura përmbarimi (kërkimi të borxhit) për shumën e përgjithshme prej 200 mijë frangave si dhe 35 certifikata humbjeje po ashtu në lartësi prej 200 mijë frangave. Ndërsa edhe me firmat që ka themeluar, ai ka krijuar borxhe prej 200 mijë frangash dhe certifikata humbjeje prej më shumë se 15.000 frangave.
Njësoj në gjendje jo të mirë duket edhe jeta e tij familjare. Ai është shkurorëzuar me gruan.
“Me sjelljet e tij ai ka vënë në lojë edhe jetën familjare në Zvicër. Kështu, jetesa e përbashkët e fëmijëve me një baba delinkuent dhe të paintegruar në jetën familjare mund të ketë ndikim negativ te fëmijët. Nëna me tre fëmijët mund ta shoqërojnë atë në Maqedoni por munden po ashtu të mbeten në Zvicër, thuhet në vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes












