Bota
Papunësia në BE mbetet në nivelin më të ulët
Papunësia në Bashkimin Evropian mbetet e njëjtë, në 6.7 për qind në tetor kundrejt shtatorit. Këto janë të dhënat e “Eurostat”, nga të cilat bëhet e qartë për nivelin më të ulët nëse krahasohen statistikat mujore të shërbimeve kryesore evropiane.
Papunësia ka mbetur e pandryshuar me 8.1%, në baza mujore ka rënë gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, kur ajo ishte 8.8%. Këto janë vlerat më të ulëta të regjistruara në bllokun e monedhës së përbashkët evropiane nga nëntori i vitit 2008, shkruan albinfo.ch
Sipas “Eurostat”, 16.626 milionë burra dhe gra në BE, nga të cilat 13.172.000 në zonën e euros, ishin të papunë në muajin tetor 2018, krahasuar me muajin shtator numri i tyre është reduktuara me 4000 njerëz në BE dhe bëhet fjalë për rritje me 12.000 në zonën e euros. Çdo vit reduktohet me më shumë se 1.5 milion në BE dhe 1.1 milion në bllokun e monedhës.
Mes vendeve anëtare, papunësia ishte më e ulët në Republikën Çeke (2.2%) dhe Gjermani (3.3%) muajin e kaluar. Numrat më të mëdhenj vazhdojnë të regjistrohen në Greqi (18.9% në gusht 2018) dhe Spanjë (14.8%).
Papunësia në mesin e të rinjve është 11.9%, një rënie minimale prej 12% nga një vit më parë dhe 12.4% në shtator.
Mbi një bazë vjetore, ky tregues ka rënë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, me uljen më të madhe në Kroaci dhe Greqi për gati dy pikë përqindje.
Papunësia mes të rinjve (nën 25 vjet) në tetor arriti në 15.3% në BE dhe 17.3% në Eurozonë. Kjo është një rënie prej gati një pikë përqindjeje në të dy rajonet. Muajin e kaluar, 3,468 të rinj ishin jashtë punës, nga të cilët 2,503 milionë ishin në Eurozonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?












