Kosova
Paqartësi rreth seancës së kuvendit për miratimin e demarkacionit
Me një orë vonesë ka nisur seanca e Kuvendit ku pritet të votohet për ratifikimin e demarkacionit më Malin e Zi. Kuvendi nisi me një minutë heshtje në nderim të të rënëve në epopenë e Likoshanit dhe Qirezit. Ndërsa deputetët votuan për shmangien e rregullores për demarkacionin.
Kundër ishte Vetëvendosje. Shefi i Grupit Parlamentar I kësaj partie, Glauk Konjufca përsëriti qëndrimin e Vetvendosjës se marrëveshja aktuale e demarkacionit me Malin e Zi duhet të tërhiqet nga Kuvendi për votim. “Lëvizja Vetëvendosje është kundër shmangies për procedurat e përshpejtuara pasi mendojmë se versioni i tillë i demarkacionit duhet të tërhiqet krejt. Komisioni Shtetëror ka ardhur te gjetjet problematike dhe ky raport 600 faqe ka sjell të dhëna kredibile se komisioni i Murat Mehës ka bërë shkelje serioze sa i përket procedurave teknike”, ka thënë Konjufca.
Më pas Kuvendi ka shkuar në pauzë e menjëherë është mbledhur Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme, që zgjati vetëm 5 minuta. Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit tha se pesë vota kanë qenë pro ndryshimit të Projektligjit nga 10 anëtarë, ndërsa 4 anëtarë të Vetëvendosjes dhe Zafir Berisha nga Nisma nuk kanë marr pjesë fare në votim. Për këtë Osmani tha se duhet të kërkojnë interpretim ligjor nga zyra ligjore e Kuvendit nëse ndryshimet miratohen vetëm me 5 vota. Por në fakt ishin 6 vota për. Në mbledhjen e tij të dytë, Komisioni ka siguruar votat e 7 deputetëve. Ndërsa ende nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca e Kuvendit.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se janë dakorduar rreth tekstit të Projektligjit dhe i njëjti të sillet në Kuvend dhe të votohet. I pyetur se a i kanë votat e mjaftueshme , Haradinaj tha se ende nuk e di sa vota mungojnë, por shtoi se kjo do të shihet gjatë seancës. Ai po ashtu tregoi se partia të cilën e drejton AAK-ja është unike. Haradinaj thotë se janë në diskutime edhe me deputetë të Listës Serbe por që ende nuk e di qëndrimin e tyre. Ndryshe nga Kryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se janë siguruar votat për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi, derisa ka treguar se me deputetët e Vetëvendosjes biseduan për “kauzën” që qytetarët të udhëtojnë pa viza. Ai është shprehur I bindur se sot apo pak më vonë demarkacioni do të kalojë. Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka ftuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz













