Sport
Paralajmërim për Xhakën: Kujdes me Bartonin!
Granit Xhaka njihet si futbollist i cili shpesh ndëshkohet me karton të verdhë, por Joe Barton është shumë më i ashpër, madje edhe jashtë fushës
Arsenal sot nga ora 15:15 takohet me Burnleyn, kurse kjo sfidë do të jetë e veçantë edhe për dy mesfushorët Granit Xhaka dhe Joe Barton. Xhaka njihet si futbollist i cili shpesh ndëshkohet me karton të verdhë, por Barton është shumë më i ashpër, madje edhe jashtë fushës, raporton albinfo.ch.
Xhakën e ka paralajmëruar e përditshmja zvicerane ‘Blick’, ku tregon për jetën dhe karrierën e Bartonit.
Dhjetë vjet më parë ai në një stacion të autobusëve në Liverpul kishte bërë një kalimtar për spital dhe për këtë ishte dënuar me 74 ditë burg. Në të njëjtin vit ai ishte pezulluar nga klubi i Manchester Cityt, pasi ishte rrahur me bashkëlojtarin e tij, Ousmane Dabo.
Tre vjet më parë ai ishte pjesëmarrës në një rrahje masive, derisa tre muaj më vonë kishte problem me një talent, kurse vetëm gjashtë muaj më vonë e kishte sulmuar një tifoz të Evertonit, pasi e kishte provokuar.
Me probleme vazhdoi edhe në Queens Park Ranger dhe në duel me ish-skuadrës e tij, Manchester City, kishte lënduar rëndë, Carlos Tevez, Kun Aguero dhe Vincent Kompany.
Edhe në Rangers bëri probleme, kurse nga janari i është bashkuar Burnley, madje shënoi një gol kundër Southampton, duke treguar se nuk i mungon talenti.
Sonte është sfida në Londër dhe Xhaka në mesfushë duhet të ketë kujdes nga ai, pasi është shumë më i ashpër.
E-Diaspora
-
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens Ai thekson se ky mandat i dytë përbën një përgjegjësi edhe më të madhe për të... -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Gjermani
Shtatë kompani nga Kosova marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Gjermani
Platformat gjermane të udhëtimeve korrigjojnë emrin e Prishtinës pas reagimeve -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Zvicër
-
Sa është rritur çmimi i benzinës në Zvicër? Sa është rritur çmimi i benzinës në Zvicër?... -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin traditën shqiptare në një mbrëmje kulturore në Gjenevë -
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste -
Tragjedia në Chiètres: Të gjitha viktimat e zjarrit në autobus janë identifikuar












