Lajme
Paralajmërohet “luftë civile” në Francë
Akuzohet Qeveria për “koncesione” ndaj islamizmit dhe një letër thotë se çështja “ka të bëjë me mbijetesën e vendit"
Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.
Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se çështja “ka të bëjë me mbijetesën e vendit tonë”, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Revista tha se gati 133,000 njerëz e kanë nënshkruar letrën deri të hënën, në orën 1:30 pasdite.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin – aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron – e cilësoi letrën si një “manovër të vrazhdë” dhe akuzoi nënshkruesit e saj për mungesë të “guximit”.
Qeveria e ka dënuar edhe një letër të ngjashme, të publikuar muajin e kaluar nga disa zyrtarë francezë dhe 20 gjeneralë gjysmë të pensionuar, duke e konsideruar atë si ndërhyrje të papranueshme të ushtrisë në politikë.
Gjenerali i lartë i Francës është zotuar atëbotë se ata që qëndrojnë pas letrës, do të ndëshkohen.
Numrat dhe gradat e nënshkruesve fillestarë të letrës së fundit janë të paqarta.
Ata e përshkruajnë veten si ushtarë aktivë të gjeneratës së re të ushtrisë që ka shërbyer në Afganistan, Afrikë dhe gjetkë, ose që i është bashkuar operacionit të brendshëm anti-terrorist, që ka nisur pas një vale të sulmeve islamiste, në vitin 2015.
Dy letrat vijnë përpara zgjedhjeve të vitit 2022 në Francë, kur sfiduese e presidentit Macron pritet të jetë sërish udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll