Lajme
Paralajmërohet miqësorja Kosovë-Kroaci
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, ka qëndruar për një vizitë në Kosovë
Ai është takuar me ndihmëstrajnerin e Kosovës, Muharrem Sahiti.
Nga ky takim u paralajmërua një miqësore mes Kosovës dhe Kroacisë.
Postimi i plotë i FFK-së:
Gjatë qëndrimit të djeshëm në Kosovë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, gjatë tërë kohës është shoqëruar nga ish-futbollisti ynë i mirënjohur, tani ndihmëstrajner i Kombëtares A, Muharrem Sahiti.
Përveç se evokuan kujtimet e ligës dhe futbollit të atëhershëm, kur ata ishin yje në klubet e tyre, ata biseduan edhe për punën dhe rezultatet e të dyja kombëtareve në vitet e fundit, teksa u dakorduan edhe për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në një kohë të përshtatshme për të dyja kombëtaret, për datën e të cilës do të vendosin në të ardhmen e afërt të dy presidentët e federatave, shkruan klankosova, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme













