Lajme
Paralajmërohet rikthimi i karantinës në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka filluar të shqyrtojë masa të reja për parandalimin e përhapjes më të madhe të koronavirusit në Republikën e Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar.
Por, megjithatë gjithçka varet nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend.
“Masat si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimet në numrin e pjesëmarrësve në takime të ndryshme, kufizime të lëvizjeve në zonat më të prekura dhe disa të tjera janë masat e radhës, në shqyrtim, varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend”, tha Zemaj në një intervistë për arbresh.info, transmeton Albinfo.ch.
Zemaj deklaroi se mbyllja e tërësishme e vendit mbetet opsioni i fundit.
“Shteti dhe qytetarët nuk e meritojnë të kthehemi aty ku ishim para 6 muajve, për arsye të neglizhencës së pakicës. Ajo çfarë pritet dhe patjetër duhet të ndodhë është që organet e rendit dhe zbatuesit e ligjit të jenë rigorozë sa i përket implementimit të ligjit dhe vendimeve të Qeverisë përkitazi me menaxhimin e pandemisë. Menjëherë do të ndërmarrim masa kufizuese në çdo situatë, ku konstatojmë raste të rritjes së rasteve, që duket se po ndodh”, tha ministri.
Ai u tha se paralelisht me masat e reja, do ta vazhdojë zbatimi i masave në fuqi.
“Policia e Kosovës, inspektoratet përgjegjëse, por edhe vetë komuniteti duhet t’i zbatojnë pa mëdyshje, për të mos lejuar që të përballemi më një situatë kritike, e cila vendos në pozitë të vështirë sistemin shëndetësor dhe profesionistët, mbingarkon kapacitetet dhe krijon telashe edhe në aspektin ekonomik dhe social për shtetin dhe shoqërinë tonë”, tha Zemaj.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













