Lajme
Paralajmërohet rreziku për rritje tjetër të inflacionit
Agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, të martën njoftoi se çmimet e konsumit në 20 vendet e Bashkimit Evropian që përdorin valutën euro janë rritur për 7 për qind në prill, krahasuar me një vit më parë, një shifër pak më e lartë se shkalla e përvitshme prej 6.9 për qind në mars, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Inflacioni i çmimeve të ushqimeve është ulur në shkallë vjetore 13.6% nga 15.5% sa ishte në mars, derisa çmimet e energjisë pësuan rritje më modeste prej 2.5 për qind, përcjell albinfo.ch.
Analistët thonë se takimi i BQE-së, i paraparë për të enjten, në Frankfurt, mund të rezultojë me një rritje prej një çereku apo gjysmë pike të përqindjes. Derisa ka edhe drojë se mund të ketë rritje të inflacionit, megjithatë synohet rënia prej 2% si niveli më i mirë i ekonomisë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike










