Lajme
Parashihet fundi i Putinut brenda 5 viteve
Oligarku Mikhail Khodorkovky ka deklaruar se fundi i epokës së Vladimir Putinit si kreu i Kremlinit mund të vendoset në 5 vjet, në varësi të faktorëve të jashtëm si fitorja e Ukrainës në luftë apo ndikimi vendimtar që mund të ketë Perëndimi në aleancën e tij me Ukrainën.
Në prezantimin e librit të tij të fundit, Khodorkovky tha: “Libri rrotullohet rreth asaj që duhet bërë nëse epoka e Putinit përfundon në pesë vitet e ardhshme dhe unë shoh një opsion real për kwtë në varësi të sukseseve të Ukrainës dhe angazhimit të Perëndimit në Ukrainë”, shkruan cnn përcjell albinfo.ch.
Ai shpjegoi se një revolucion i brendshëm në formën e një grushti shteti mund të lindte në shoqërinë ruse, por përsëri vendosi përgjegjësinë mbi Perëndimin për politikën afatgjatë të Rusisë: “Revolucioni duhet të vijë nga brenda Rusisë, ose nga aparati i sigurisë ose nga ushtria, nuk e dimë se kush do ta bëjë. Por, Perëndimi do të jetë vendimtar për atë që do të vijë më pas. Do të duhen dy ose tre vjet. Me kë mund të flasë Perëndimi atëherë? Ose Putini do të zëvendësohet nga një personalitet tjetër ose rajonet dhe qeveritë e tyre do të formojnë një qeveri të përkohshme”.
Mikhail Khodorkovky foli edhe për konfliktin që ekziston aktualisht midis Rusisë dhe Ukrainës, duke e lënë përgjegjësinë e ndalimit të luftës në duart e Putinit: “Sot, Putini mund të jetë i gatshëm të negociojë dhe madje mund të ndalojë luftën”.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











