Kosova
Paratë më të falsifikuarat 100-shja dhe 2-shja – ja nga cili shtet vijnë
Në Kosovë vazhdojnë të qarkullojnë kartëmonedha të falsifikuara dhe në këtë drejtim prijnë kartëmonedhat në vlerë 100 euro dhe monedhat 2 euroshe.
Në Kosovë vazhdojnë të qarkullojnë kartëmonedha të falsifikuara dhe në këtë drejtim prijnë kartëmonedhat në vlerë 100 euro dhe monedhat 2 euroshe.
Këtë e ka bërë të ditur Agjencia e Kosovës për Forenzikë, zëvendësdrejtori i së cilës, Milazim Tahirukaj, ka treguar se në periudhën janar-shtator kanë verifikuar 617 monedha si falso, ku ka dominuar ajo në vlerë 100 euro, apo 299 herë, pasuar nga 50-shja 144 herë dhe 500-shja në 74 raste, raporton Klankosova, përcjell Albinfo.ch.
Sa i përket monedhave, Tahiraukaj ka treguar se kanë verifikuar 9,309 raste – ku prej tyre 7,534 kanë qenë monedha në vlerë 2 euro.
Ai ka thënë se vërehet se ka një trend rritës të qarkullimit në treg të parave të falsifikuara.
Kurse sa i përket origjinës, Tahirukaj ka theksuar se në tregun kosovar më së shumti para falso hyjnë nga Bullgaria.
“Jemi anëtarë të ekspertëve evropianë si agjenci. Edhe Komisionin Evropian e furnizojmë çdo tre muaj me statistika për qarkullimin e monedhave të falsifikuara. Me verifikimin e klasës, bëhet edhe identifikimi burgimit. Rastet më së shumti janë me origjinë nga Bullgaria, pastaj Italia…”.
“Sa i përket veprimtarive, edhe sipas përshkrimit të policisë, vendet me më potencial për t’u lëshuar paratë falso janë ato ku ka më tepër errësirë, si pompat e derivateve dhe klubet e natës”, është shprehur Tahirukaj.
Agjencia e Kosovës për Fornezikë, ka treguar Tahirukaj, se organizon trajnime me bankat komerciale në mënyrë që të lehtësohet verifikimi i parave falso./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit












