Lajme
Parlamenti debaton për ndihmën sociale për të huajt
Që nga viti 2019, të huajt që marrin ndihmë sociale për një periudhë të gjatë kohore mund të dëbohen nga Zvicra. Kjo temë tani po diskutohet në Asamblenë Federale, duke krijuar përçarje mes deputetëve, transmeton albinfo.ch.
Shumica e ngushtë e komisionit të Këshillit të Shteteve ndan qëndrimin e Ministres së Drejtësisë Karin Keller-Sutter – që do të thotë se duhet të kryhet një ‘test proporcionaliteti’ përpara se të tërhiqet një leje qëndrimi.
Për shembull, duhet të përcaktohet nëse njerëzit që varen nga ndihma sociale u gjendën në një situatë të pasigurt financiare “pa qenë përgjegjës për të”.
Duke pasur parasysh natyrën e diskutueshme të kësaj çështjeje, deputetët kërkojnë që ligji të specifikojë kushtet në të cilat mund të tërhiqet një leje. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë














