Lajme
Parlamenti Evropian thotë se Rusia po përdor mjete terrorizmi

Parlamenti Evropian votoi një rezolutë për të njohur Rusinë si një shtet që “përdor mjetet e terrorizmit” dhe si një shtet sponsorizues të terrorizmit, thuhet në një deklaratë për shtyp.
Gjithsej 494 deputetë e mbështetën rezolutën jodetyruese, ndërsa 58 votuan kundër dhe 44 deputetë abstenuan.
Meqenëse BE-ja aktualisht nuk mund t’i caktojë zyrtarisht shtetet si sponsorizues të terrorizmit, Parlamenti i bën thirrje BE-së dhe vendeve anëtare të saj që ”të vendosin kuadrin e duhur ligjor dhe të konsiderojnë shtimin e Rusisë në këtë listë”, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
“Kjo do të shkaktonte një sërë masash të rëndësishme kufizuese kundër Moskës dhe do të kishte implikime të thella kufizuese për marrëdhëniet e BE-së me Rusinë”, theksoi Parlamenti.
Me votën e tyre, ligjvënësit u bënë thirrje gjithashtu vendeve të BE-së të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe të ndërpresin marrëdhëniet e tyre diplomatike me Kremlinin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Takim me veprën letrare të Drita Ademit Në vazhdën e aktiviteteve që Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës (SHKSHZ) po zhvillon për promovimin...
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë
-
Katër shqiptarë lëndohen në një aksident në Kroaci
-
Arrestohen 6 shqiptarë në Spanjë
-
Për herë të parë ngrihet flamuri shqiptar në Naples, Florida
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë Qeveria Federale ka vendosur të rrisë kontigjentin Swisscoy dhe të dërgojë 20 anëtarë shtesë të ushtrisë...
-
Propozimi i ri: Ata që punojnë me kohë të plotë, duhet të paguajnë më pak taksa
-
A do të bëhet obligative mbajtja e maskës në transportin publik në Zvicër?
-
Zvicër: Sot është dita e fundit për të anuluar oferten aktuale të sigurimit shëndetësor
-
Zvicra është i vetmi vend pa vaksinë kundër sëmundjeve të frymëmarrjes