Shkurt.ch
Parlamenti heq ndalesën e punës për mjekët e huaj
Aktualisht ekziston një ndalim provizor i cili funksionon ashtu që kur «në treg» të ketë së tepërmi mjekë të një drejtimi, kantonet kanë të drejtë t`ua mohojnë atyre ushtrimin e proofesionit
Ndalimi i mjekëve të huaj për të ushtruar profesionin e tyre në Zvicër, i cili ishte vendosur disa vite më parë, do të tërhiqet. Për këtë ka vendosur përfundimisht të premten Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, me një shumicë shumë të ngushtë votash, gjegjësisht 97 pro dhe 96 kundër, shkruan srf.ch.
Më parë, në përbërjen e vjetër, të dy dhomat e parlamentit ishin shprehur për vazhdimin e ndalimit të mjekëve të huaj për të ushtruar në mënyrë të pakufizuar të drejtën e punës në profesionin e tyre. Pikërisht ndryshimi i përbërjes në legjislaturën e re të parlamentit (dominimi i partive të djathta) ka mundësuar votimin e papritur.
Sipas rregullimit të deritashëm, ekziston një ndalim provizor i cili funksionon ashtu që kur «në treg» të ketë së tepërmi mjekë të një drejtimi, kantonet kanë të drejtë t`ua mohojnë atyre ushtrimin e proofesionit. Nga mesi i vitit të ardhshëm ky rregull nuk do të zbatohet më. Ndërsa me ndryshimin e ligjit, të kërkuar, do të duhej që ndalimi në fjalë, nga një masë e përkohshme të bëhej e përhershme dhe e mbështetur në ligj.
Se cili është efekti i mungesës së ndalimit, ka treguar rasti i vitit 2012, kur qe bërë një pezullim i përkohshëm i ndalimit në fjalë. Gjatë atij viti në Zvicër ishin vendsour dyfish më shumë mjekë të huaj se një vit më parë, ndërsa në Kantonin e Ticinos numri i lejeve të punës për mjekët e huaj madje ishte katërfishuar. Për këtë arsye parlamenti në vitin 2013 kishte aktivizuar «frerët emergjentë» për të ndaluar këtë invazion. Ndalesa në fjalë do të përfundonte në fund të qershorit të vitit që vjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














