Lajme
Parlamenti i Zvicrës miraton “miliardin e kohezionit” për BE-në
Kundërshtarët - të cilët përveç SVP, ishin edhe disa përfaqësues individualë të qendrës - nuk kishin asnjë shans me kërkesat e tyre
Pas Dhomës së Kantoneve, edhe Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës tashmë ka miratuar në favor të pagesës së “miliardit të kohezionit” për BE -në. Kjo u arrit me 131 vota Pro dhe 55 kundër, raporton srf.ch.
Zvicra kështu mund të paguajë kontributin e kohezionit prej 1.3 miliardë frangash, në BE, që pati mbetur i papaguar për dy vjet, transmeton albinfo.ch.
Pas Dhomës së Kantoneve, edhe Dhoma Nacionale gjithashtu vendosi mbrëmjen e së enjtes vonë për të lejuar kredinë përkatëse bazë, pa kushte të reja.
Në fund, vendimi ishte i qartë dhe bindës: me 131 vota Pro, 55 Kundër dhe me një Abstenim, Dhoma e Madhe e pranoi projektligjin.
Kundërshtarët – të cilët përveç SVP, ishin edhe disa përfaqësues individualë të qendrës – nuk kishin asnjë shans me kërkesat e tyre.
Tani, Këshilli Federal mund të veprojë në përputhje me rrethanat dhe të shpresojë për një shenjë pozitive nga BE.
E-Diaspora
-
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih “Return To Kosovo” dhe “House With a Voice” shënuan natën përmbyllëse të festivalit me rrëfime të... -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër Swiss Federal Railways po vlerëson mundësinë e vendosjes së ekraneve digjitale me reklama në trenat e... -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun -
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës
















