Lajme
Parlamenti miraton rritjen e shpenzimeve për ushtrinë zvicerane
Të dy dhomat e Parlamentit kanë dalë në favor të rritjes së shpenzimeve ushtarake nga 5,6 miliardë CHF në 7 miliardë CHF deri në vitin 2030, transmeton albinfo.ch.
Një vendim i Senatit të enjten, pas Dhomës së Përfaqësuesve muajin e kaluar, do të thotë se buxheti i ushtrisë do të rritet gradualisht për të arritur të paktën një për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2030.
Rritja shënon një përmbysje të prirjes së pas Luftës së Ftohtë, e cila ka parë rënien e shpenzimeve ushtarake nga 1.34% e PBB-së në 1990 në 0.67% në 2019.
Por që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe debatet pasuese për sigurinë kombëtare, vala politike është kthyer. Të enjten në Parlament ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd, tha se rritja e buxhetit do t’u mundësonte forcave të armatosura të “mbyllnin boshllëqet në aftësi më shpejt se sa ishte parashikuar më parë”.
Fushat specifike që do të mbulohen nga financimi nuk janë emëruar; këto do të jenë pjesë e pasqyrës vjetore të buxhetit të ushtrisë, e cila gjithashtu debatohet çdo vit nga Parlamenti. Megjithatë, Amherd përmendi zëvendësimin e pajisjeve të vjetruara për trupat tokësore, si dhe investimin në mekanizmat e rinj të mbrojtjes kibernetike, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor













