Shkurt.ch
Parlamenti refuzon nismën për familjen
Nisma e SVP-së për familjen nuk ka gjetur mbështetjen e shumicës së deputetëve në Parlamentin Nacional të Zvicrës
Parlamenti Nacional konsideron të jetë e gabuar qasja e kompensimit nga tatimi për familjet me një të punësuar. 109 deputetë kanë votuar kundër iniciativës së SVP-së për familjen. Për iniciativën kanë votuar 74 deputetë, ndërsa 6 kanë abstenuar. Projektligji tani procedohet në Dhomën e Kantoneve. Për të mund të votohet ndoshta në pranverë të vitit 2014, transmeton 20min.
Para se të hedhet në votim iniciativa, deputetët kanë zhvilluar një debat të nxehtë. Më shumë se 50 deputetë kanë diskutuar për këtë temë.
Zëvendëspresidentja e SVP-së, Nadja Pieren, në reagimin e saj është shprehur e zhgënjyer me rezultatet e votimit. Ndërsa presidenti i SVP-së, Toni Brunner, e ka konsideruar iniciativën si një vlerësim për ato familje që i marrin përgjegjësitë e tyre për veten.
“Kjo është qasje e gabuar për ligjin tatimor”, ka kundërshtuar ministrja e Financave, Eveline Widmer- Schlumpf. “Prej tatimit mund të hiqet diçka vetëm nëse ka edhe shpenzime”, thotë ministrja e Financave. “Shtesat për fëmijë janë zgjidhja më e mirë”, thotë Widmer-Schlumpf.
Iniciativa e SVP-së kërkon që prindërit, të cilët kujdesen vetë për fëmijët e tyre, të gëzojnë lirim nga tatimi njësoj sikur prindërit të cilët paguajnë dikë që të kujdeset për fëmijët e tyre.
Shkas për iniciativën ka qenë një ligj i miratuar nga Parlamenti i Zvicrës, i cili prindërit që paguajnë dikë për t`u kujdesur për fëmijët e tyre i autorizon të tërheqin nga tatimi deri në 10 mijë franga në vit. ky ligj, sipas SVP-së, i diskriminon prindërit që kujdesen vetë për fëmijët e tyre.
Modele të ngjashme aplikohen në Zug, Luzern dhe Valais
Me këtë model kompensohen të ardhurat për familjet kur njëri nga prindërit qëndron në shtëpi. “Nëse kompensohet nga tatimi përkujdesja jashtë familjes, atëherë do të ishte e drejtë e njëjta të aplikohet edhe për familjet tradicionale”, tha presidenti i CVP-së, Christophe Darbellay. CVP-ja ka mbështetur modele të ngjashme në Zug, Luzern dhe Valais.
Në të kundërtën, kundërshtarët ankohen se kompensimi do të shkelte parimin e trajtimit të barabartë në familje. Kundërshtarët e iniciativës deklaruan se nuk dëshirojnë të imponojnë një model të tillë për familjen.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare Ambasada e Kosovës në Paris vlerëson paraqitjen e filmit të regjisores Blerta Basholli në “Javën e... -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian Do të mbyllen rreth 30 kalime kufitare dhe priten vonesa të mëdha në qarkullim... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader












