Shkurt.ch
Parlamenti i Valisit kundër ndalimit të shamisë myslimane në shkolla, SVP proteston
Parlamenti i Kantonit e ka shpallur të pavlefshme iniciativën e SVP-së pasi që ajo nuk është në përputhje me kushtetutën
Qytetarët e Kantonit të Valisit nuk do të munden të votojnë në referendum për iniciativën kundër mbulesës. Këtë iniciativë e ka lansuar partia SVP e cila kërkon ndalimin e bartjes së mbulesës myslimane të kokës për nxënëset në shkollat e Valisit, shkruan srf.ch.
Parlamenti i Kantonit e ka shpallur të pavlefshme iniciativën në fjalë pasi që ajo nuk është në përputhje me kushtetutën, transmeton albinfo.ch. Ai, me 93 vota kundër, me 24 pro dhe me 4 abstenime e ka shpallur iniciativën të pavlefshme. Ndërsa deputetët e Grupit Parlamentar të SVP/UDC-së e kanë braktisur në shenjë proteste sallën e parlamentit ende pa ardhur puna te votimi. Kjo parti, para fillimit të debatit kishte bërë të ditur se për vendimin kundër iniciativës së saj do të ushtrojë ankesë në Gjykatën Federale.
Ndërsa Cristophe Darbellay në pozitën e përgjegjësit të resorit të arsimit në Qeverinë e Kantonit ka thënë se shpejti do të krijohet një bazë ligjore në mënyrë që vetë shkollat ta rregullojnë çëshjen e bartjes së shamive në shkolla.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?










