Kosova
Partitë politike serbe, në luftë për të mbledhur vota në Kosovë
Raportohet se përfaqësuesit e forcave opozitare nga Serbia, dy javë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në atë vend, e intensifikuan fushatën e tyre në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Forcat e ndryshme të djathta dhe proevropiane bien dakord kryesisht për sfidimin e pavarësisë së Kosovës, por edhe për kursin politik që ka marrë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për këtë çështje.
Mirëpo, mesazhet e opozitës dominohen edhe nga ato që kanë të bëjnë me përpjekjet për t’i inkurajuar qytetarët që të dalin në qendrat e votimit, ose siç tha nga Graçanica bartësi i listës “Serbia kundër dhunës”, Mirosllav Aleksiq, “më 17 dhjetor edhe ata [serbët e Kosovës] zgjedhin qeverinë”.
Dhjetë kandidatë për deputetë në Kuvendin e Serbisë nga lista “Serbia kundër dhunës” vizituan më 4 dhjetor Graçanicën – njërën nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë – ku, siç thanë, u është dashur të bisedojnë me banorët vendas. Prej atje, ata shkuan në Mitrovicën e Veriut – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës.
“Qytetarët nga këtu [Kosova] duhet t’i dërgojnë mesazh Aleksandar Vuçiqit [presidentit të Serbisë] dhe Listës Serbe se nuk e kanë më mbështetjen e tyre”, tha mes tjerash Aleksiq.
Lista Serbe u përgjigj duke thënë se Alleksiq dhe kandidatët e tjerë për deputetë të listës “Serbia kundër dhunës” janë duke shkaktuar “përçarje mes serbëve në këto zona”.
“Megjithatë, më pak se dy javë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, kur serbët nga Kosova do të tregojnë edhe një herë se i besojnë vetëm presidentit Vuçiq. Me votën e tyre, ata do të tregojnë se duan që Serbia të vazhdojë të forcohet, sepse kjo do të thotë siguri dhe mbijetesë e serbëve në këto zona”, tha Lista Serbe.
Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila u formua në vitin 2013 me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila u udhëhoq nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deri në maj të këtij viti.
Edhe pse zyrtarisht nuk është në krye të saj, Vuçiq është duke e udhëhequr aktivisht fushatën e SNS-së për zgjedhjet e ardhshme në Serbi.
SNS-ja mori pushtetin në Serbi në vitin 2012 dhe, deri më tani, kishte mbështetjen e shumicës së serbëve të Kosovës në zgjedhje.
Më 17 dhjetor, serbët nga Kosova do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në qytetet e Serbisë, për shkak se Qeveria e Kosovës nuk lejoi hapjen e vendvotimeve në zonat me shumicë serbe në Kosovë.
Çfarë thonë qytetarët?
Zhivka Saviq nga Graçanica beson se serbët e Kosovës duhet ta ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë, më 17 dhjetor, sepse “kështu mund të ruhen institucionet e Serbisë në Kosovë”.
“Për hir të mbijetesës sonë këtu, për të ardhmen e nipërve tanë, të paktën që ata të jenë mirë”, thotë Saviq.
Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë institucionet serbe të shëndetësisë, arsimit dhe të tjera.
Në postet udhëheqëse në këto institucione janë kryesisht zyrtarë të Listës Serbe, praktikisht kryetari i kësaj partie, Zllatan Ellek, është shef i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet












