Integrimi
Partrick Nuo feston me dizajneren e famshme 80-vjeçare
Pas betejës për shkurorëzim me bukuroshen Molly Schade, këngëtari Patrick Nuo ngushëllohet me një tjetër, por ajo është 50 vjet më e vjetër, shkruan gazeta “Blick.ch”, përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar pop ylli shqiptar nga Lucerni, Patrik Nuo (32-vjeçar), i ka dhënë fund shkurorëzimit me aktoren amerikane Molly Schade, po ashtu e të njëjtës moshë. Pas gjashtë vjetëve martesë, ish-çifti u takua në gjykatën e Los Angjelosit, ku morën vendim për të drejtën e kujdesit dhe pagesën për shpenzimet jetësore të dy fëmijëve të tyre, Elouise (8) dhe Luca (5).
Por tani Patriku ka gjetur ngushëllim në një femër tjetër, më të pjekur. Këngëtari merr aeroplanin dhe nga Los Angelos fluturon për në Nju-Jork dhe takohet atje me dizajneren Ursula Garreau Rickenbacher, e cila është 81-vjeçare. Ajo e kishte ftuar Patrikun për të qenë pjesë e festës jubileu të 50-vjetorit të firmës “Ursula of Switzerland”.
Stilistja kishte migruar në vitin 1965 nga Einsideln i kanton Schëyz të Zvicrës për në Amerikë, ku atje me veshje të mrëmjes ka krijuar një perandori multimilionëshe në bregdetin lindor.
Puna dhe sukseset e zonjës Ursula kanë frymëzuar edhe këngëtarin shqiptaro – zviceran. “Inspirohem shumë nëse e përjetoj dikë si Ursulën, e cila që prej vitesh është e suksesshme në atë që e bën”, ka thënë Patriku.
Patrik Nuo me prejardhje nga Gjakova, e nisi karrierën e tij si modelist në Zvicër, për ta vazhduar më pas si këngëtar në Gjermani. Para disa vjetësh, Patriku ishte pjesë e jurisë në talent shoun “DSDS” dhe po ashtu në realit shou “Dschungelcamp”, njofton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












