Kosova
Parukeri shqiptar fiton çmimin kryesor, renditet i pari për profesionalizëm në Gjermani
Ishte një garë e përbërë nga shumë frizerë të shtetit gjerman që konkurruan për profesionalizmin e tyre më të mirë, transmeton albinfo.ch.
Mes tyre ishte edhe shqiptari Valon Zefaj, i cili tashmë po konsiderohet si storie suksesi në shtetin gjerman.
Historia e tij është interesante, sepse ai konsiderohet profil suksesi nga Kosova në Gjermani. Ai është lindur dhe rritur në Kosovë, tani ka që 7 vjet që jeton në Gjermani dhe ushtron profesionin e parukierit.
Me punë dhe përkushtim, ai ka arritur që sot të renditet më i miri nga të gjithë parukierët në Gjermani, transmeton tutje albinfo.ch.
Ani pse është 23-vjeçar, Valoni ka treguar profesionalizëm dhe është shumë i përfolur edhe nga elitat gjermane, si artistë, këngëtarë etj.
Vlen të theksohet se Valoni është duke ndjekur edhe studimet për shëndetin e flokut, sëmundjet e ndryshme, trajtimin e tyre etj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”










