Lajme
Pas 11 vitesh në arrati, kthehet manjati serb Karic
Bogoljub Karic, manjati i biznesit serb është kthyer nga Rusia pas 11 vitesh azil. Ai konsiderohet njeriu më i pasur në Ballkan
I lindur dhe i rritur në Pejë të Kosovës, Bogoljub Karic, manjati i biznesit serb është kthyer nga Rusia në Serbi pas 11 vitesh azil. Nga vitit 2006, një nga njerëzit dikur më të pasur të Ballkanit, Karic, pas akuzave për manipulime miliardësh në Serbi, ishte arratisur në Moskë.
Kthimi i tij në Serbi është bërë pasi akuza ndaj tij është vjetruar, shkruan TCH. Karic ka qenë një nga figurat politike më me ndikim të Serbisë Por, pasi në krye të qeverisë serbe erdhi Aleksadner Vuëiq, ai iku jashtë vendit si i kërkuar politik.
Karrierën e tij, Karic ka nisur në Pejë ku familja e tij merrej kryesisht me muzikë. Pas fillimit biznesit kishte arritur të rriste bizneset në mënyrë të fuqishme.
Me Karic, të gjithë kanë dashur të jenë të afërt pavarësisht qëndrimeve kundër tij.
Ai ka pasur edhe parti politike dhe pasuria e tij është aq e madhe sa miq të tij janë edhe njerëzit më të fuqishëm, përfshirë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Vetëm në Bjellorusi ai ka bërë projekte 4.7 milionë metër katror në ndërtime.
Karic ka raporte të mira edhe me disa biznesmenë shqiptar të Kosovës, dhe kthimi i tij në Serbi do të reflektoj edhe në vendin e lindjes-Kosovë.
Ndryshe, Karic ka lindur më 17 janar 1954 në Pejë. Ai së bashku me tre vëllezërit dhe motra e themeloi fabrikën e familjes “Braca Karic” në Pejë në vitin 1971, ndërsa për më shumë se tre dekada, ka zhvilluar një kompani të madhe që operon në fusha të ndryshme: telekomunikacion, ndërtim, financa, arsim, media, tregti. Ai ishte bashkëpronar i kompanisë “Mobtel të Serbisë”, së bashku me PTT Serbinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












