Bota
Pas fjalimit të Putinit, jep dorëheqje kryeministri i Rusisë
Kryeministri rus, Dimitry Medvedev, jep dorëheqjen së bashku me kabinetin e tij qeveritar menjëherë pas fjalimit të përvitshëm që presidenti Vladimir Putin, që e mbajti përpara kombit.
Duke pranuar dorëheqjen, Putini u kërkoi ministrave të vijojnë punën deri në momentin kur një qeveri e re të formohet.
Përpara dorëheqjes, Medvedevi u takua me Putinin në zyrën e tij, njoftoi Kremlini, informon russiatoday.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e shfrytëzoi fjalimin vjetor drejtuar kombit për të bërë thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e Parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024.
Duke iu adresuar Asamblesë Federale, Putini tha se Kushtetuta e Rusisë, e vitit 1993, duhet ndryshuar, për t’i dhënë Dumës Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, të drejtën për të emëruar ministrat e kabinetit dhe kryeministrin.
Këto kompetenca aktualisht i takojnë presidentit.
Putin po ashtu tha se Rusia duhet të mbetet “republikë e fuqishme presidenciale”.
“Presidenti duhet të ruajë të drejtën për të përcaktuar detyrat dhe përparësitë e qeverisë, si dhe të drejtën për të shkarkuar kryeministrin, zëvendësat e tij dhe ministrat federalë, në rast të moskryerjes së detyrave ose humbjes së besimit”, tha Putini.
Ai po ashtu tha se duhen ashpërsuar kushtet për t’u bërë president dhe se çdo president i ardhshëm duhet të ketë jetuar në Rusi për së paku 25 vjet dhe të mos ketë ndonjë shtetësi të huaj, informon RE.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












