E-Diaspora
Pas “luftës” me kancerin, Erisit i kthehet sërish buzëqeshja
Eris Vitijës, 6-vjeçar, pas “luftës” me kancerin i është rikthyer sërish buzëqeshja. Ai nuk do të dorëzohet edhe nëse kjo ende kërkon kohë për ta mundur këtë sëmundje.
Mjekët e klinikës së Schwabingut po e trajtojnë fëmijën e vogël nga Kosova. Prindërit e tij e kishin sjellë atë nga Kosova për në Mynih. Ishte shpresa e fundit për vogëlushin, pasi që kanceri e kishte rrokur në nofullën e qafës.
Tash blloku i parë i kimioterapisë ka përfunduar. Mjekja që e ka marrë në pranim djalin e vogël, Dr. Irene Teichert Lüttichau, thotë: “Erisi ngadalë po shërohet nga trajtimi i parë, i cili zgjati rreth dy javë. Kanceri i nyjave limfatike është në rënie. Nëse gjithçka shkon mirë, të premten do të fillojmë me trajtimin tjetër”, shkruan gazeta gjermane “bild.de”, transmeton albinfo.ch.
“Në përgjithësi janë të nevojshme 12 vizita, në mënyrë që kimioterapia të zgjatë së paku një gjysmë viti. Kjo sëmundje është jashtëzakonisht e ndërlikuar”, thotë doktoresha.
Por shërimi i Erisit ka një kosto goxha të madhe. 32.100 euro kanë dhënë për trajtimin e Erisit dy dajat e tij (njëri shofer kamioni dhe tjetri programues). Më shumë familja nuk mund ta përballojë. Në ndihmë të këtij djaloshi ka dalë edhe organizata “Ein Herz für Kinder”, e cila ka mbledhur donacione për trajtimin e Erisit.
Për këtë është falënderues edhe daja i Erisit, Sami Musliu: “Përzemërsisht u falënderohem të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe na kanë ndihmuar. Do të jemi mirënjohës përgjithmonë”, thotë ai.
Megjithatë, për shërimin e vazhdueshëm të Erisit mungojnë edhe 150 mijë euro, që në total shërimi kap shumën e 230 mijë eurove, në mënyrë që Erisi të mund të peshkojë sërish. Kjo është edhe dëshira e tij më e madhe.
„Ein Herz für Kinder“ ka hapur edhe një xhirollogari, ku ata që shprehin dëshirën për të ndihmuar familjen e Erisit për shërimin e tij ta bëjnë në këtë numër.
Spendenkonto: 067 67 67
Stichwort: ERIS
Deutsche Bank Hamburg
BLZ: 200 700 00
IBAN: DE60 2007 0000 0067 6767 00
BIC: DEUTDEHH
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














