Ukraina
Pas marrëveshjes, anijet ukrainase me grurë arrijnë në Turqi
Katër transportuesit me shumicë ishin të ngarkuar me pothuajse 170,000 tonë misër dhe produkte të tjera ushqimore
Autoriteti i Porteve Detare të Ukrainës (USPA) tha se katër anije që transportonin produkte ushqimore ukrainase lundruan nga portet ukrainase të Detit të Zi si pjesë e një marrëveshjeje për të zhbllokuar eksportet detare të vendit.
USPA tha në një postim në Facebook se katër transportuesit me shumicë ishin të ngarkuar me pothuajse 170,000 tonë misër dhe produkte të tjera ushqimore, raporton Albinfo.ch.
Rifillimi i eksporteve të grurit po mbikëqyret nga një Qendër e Përbashkët Koordinuese (JCC) në Stamboll, ku po punon personeli rus, ukrainas, turk dhe i Kombeve të Bashkuara.
OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen muajin e kaluar pas paralajmërimeve të OKB-së për shpërthime të mundshme të urisë në pjesë të botës për shkak të ndalimit të dërgesave të grurit nga Ukraina që kishin shtrydhur furnizimet dhe kishin çuar çmimet në rritje.
Mnistri i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, tha se të shtunën një anije me flamur të huaj mbërriti në Ukrainë për herë të parë që nga fillimi i luftës në shkurt për t’u ngarkuar me grurë.
“Po kalojmë gradualisht në vëllime më të mëdha të punës. Ne planifikojmë të sigurojmë aftësinë e porteve për të trajtuar të paktën 100 anije në muaj në të ardhmen e afërt, tha Kubrakov në një postim në Facebook./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












