Bota
Pas marrëveshjes, AstraZeneca do të nisë uljen e çmimeve të barnave
Pakti është i ngjashëm me atë që u arrit javën e kaluar me Pfizer
Presidenti amerikan Donald Trump shpalli një marrëveshje me kompaninë farmaceutike britanike AstraZeneca, sipas së cilës disa prej barnave të saj do të shiten me zbritje për programin shtetëror të kujdesit shëndetësor Medicaid. Pakti është i ngjashëm me atë që u arrit javën e kaluar me Pfizer, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Këto marrëveshje sugjerojnë një model të ri që Shtëpia e Bardhë synon të ndjekë për të realizuar uljen e çmimeve të barnave në SHBA.
Në korrik, presidenti u dërgoi letra 17 kompanive më të mëdha farmaceutike, duke u kërkuar të reduktonin çmimet. Pfizer dhe AstraZeneca janë të parat që kanë pranuar të nënshkruajnë një marrëveshje me administratën.
CEO i AstraZeneca, Pascal Soriot, deklaroi gjatë një eventi në Zyrën Ovale se kompania do të ofrojë gjithashtu ulje për një pjesë të ilaçeve përmes faqes së internetit TrumpRx, që pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm. Soriot tha se AstraZeneca do të përfitojë një përjashtim trevjeçar nga tarifat “për të lokalizuar pjesën tjetër të produkteve në SHBA”.
Pacientët amerikanë aktualisht paguajnë ndjeshëm më shumë për barnat me recetë, shpeshherë deri në trefish krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara. Ndaj, Trump ka ushtruar presion ndaj kompanive farmaceutike që të ulin çmimet, duke i përafruar me ato të shteteve të tjera, ose të përballen me tarifa të rënda. Muajin e kaluar, lideri amerikan kërcënoi me taksa 100%, si dhe kërkoi zhvendosjen e prodhimit në Shtetet e Bashkuara.
Shpenzimet e Medicare për ilaçet arritën në 216 miliardë dollarë në vitin 2021, ndërsa kostot bruto të Medicaid ishin rreth 80 miliardë dollarë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë Më 21 maj, Albanian Institute of Cultural Studies me seli në Prishtinë organizoi webinarin online me... -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











