Lajme
Pas pushimeve, studentët mund të ndikojnë në rritjen e infeksioneve në Zvicër
Edhe pse deri më tani rreziku i kapjes së koronavirusit tek adoleshentët ka qenë i ulët dhe ndërlikimet serioze nga kjo sëmundje janë të rralla, mjekët thonë se shkalla e infeksioneve do të rritet në këtë grupmoshë pas pushimeve të verës, transmeton albinfo.ch.
“Kur të fillojnë studimet dhe shkollat në përgjithsi, përsëri rreziku i infektimit do të jetë ndoshta shumë i lartë”, sipas Pierre-Alex Crisinel, mjek në njësinë pediatrike dhe vaksinologjike të Spitalit Kantonal të Vaud (CHUV).
Ai ia atribuoi këtë kulm variantit Delta, i cili është shumë ngjitës jo vetëm për të rriturit, por edhe për adoleshentët.
Çfarë duhet të theksohet është se “probabiliteti i shpëtimit të infeksionit kur ktheheni në shkollë është në rënie”.
“Këto parashikime tregojnë se duhet të jetë një nxitje për t’u vaksinuar këtë verë”, shtoi ai.
Zvicra filloi vaksinimin e kësaj grupmoshe në qershor. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden Rreth një e treta e fermave të testuara treguan përqendrime të PFAS mbi normat e BE-së... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime











