Shqipëria
Pas rrëzimit të urës, mes 664 të evakuuarve konsiderohet se 20 familje janë shqiptare
Pas rrëzimit të urës, mes 664 të evakuuarve konsiderohet se 20 familje janë shqiptare
Marjus Djerri ishte një vjeç, kur e ëma e mori në krahë për t’u larguar me një skaf drejt Italisë, ku do të ndërtonte të ardhmen bashkë me të shoqin, që punonte në Gjenova.
Në moshën 22-vjeçare, jeta e Marjusit u ndërpre në mes, së bashku me 42 të tjerë, të cilët u shuan nga shembja e urës “Morandi”.
E ëma, Valdetja nuk di t’i vendosë një emër fatkeqësisë që i ka rënë. “Gjithmonë më thoshte se përse e zgjoja nga gjumi. Atë ditë u ngrit vet, shkoi për në punë dhe s’e dëgjova më nga ai moment. Lajmin e mora vesh nga vajza, më tha se ishte rrëzuar ura dhe unë e dija që ai do të kalonte në ato momente. Në 12 e 30 duhej të ishte në vendin e punës. Për momentin mendova gjithçka, e mora në telefon, celulari binte, ai s’përgjigjej”, rrëfen Valdete Djerri, raporton “TCH”.
“Patëm shpresë për një mrekulli nga Zoti. Por kur shkova të hyja brenda me gruan, më dolën kundër”, shprehet i përlotur Gazmend Djerri, i ati, përcjell albinfo.ch.
Ashtu siç humbën jetën së bashku në një automjet, trupat e Marjusit dhe të Admir Bokrinës u vendosën gjatë ceremonisë afër e afër. Të mbuluara me flamur kombëtar. Përveç kardinalit, imami i Gjenovës përcolli lutjen për dy shqiptarët e tragjedisë dhe për këdo të prekur nga fatkeqësia e 14 gushtit në Gjenova.
Pas rrëzimit të urës, mes 664 të evakuuarve konsiderohet se 20 familje janë shqiptare.
Banorët fillimisht paraqiten në një qendër regjistrimi të ngritur posaçërisht për të shënuar emrat e tyre, e më pas, pasi shoqërohen nga forcat zjarrfikëse, kthehen në shtëpitë e boshatisura për të marrë sendet personale, e për t’u larguar prej andej përgjithmonë.
“Kemi hipur në shtëpi dy herë sa për të marrë gjërat më të rëndësishme, ato më të shtrenjtat, ndonjë fotografi apo ndonjë send shtëpiak. Për momentin jetojmë në një shtëpi që na e kanë ofruar disa shokë të babait”, thotë Eniada Demiraj, njëra prej të evakuuarave.
“Nga punimet, por jo shqetësim, sepse ne nuk ishim të njoftuar për dëmet apo rrezikshmërinë”, thotë një tjetër shqiptar i evakuuar, Avni Peka.
“Është shtëpia ime atje, është diçka që më përket, janë kujtimet e mia. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë, na dhanë menjëherë ndihmë”, thotë një italian.
“Faktikisht tundej shumë kur kalonin kamionët. A ishim të shqetësuar? Dikush edhe mund ta ndiente, por nuk kishte ndodhur ndonjëherë që të binin urat në Itali”, thotë Krenar Halilaj, emigrant.
“Ta hiqnin si urë, ta nxirrnin jashtë përdorimit. Të bënin një të re, se kështu nuk mund të lihej”, thotë një tjetër emigrant, Erion Luli.
Profesori, që e cilësoi urën “Morandi” në vitin 2016 si një dështim të inxhinierisë, thotë për Top Channel se përpara se të flitet për shkaqet përse u rrëzua ura, duhen pritur rezultatet e hetimeve. “Kur dëgjova për rrëzimin e urës ‘Morandi’ nuk e besova, shpresova të ishte një lajm i rremë. Hyra në internet dhe pashë imazhet. Si çdo inxhinier që shikon diçka të shembet dhe shkatërrohet, unë ngela pa frymë”, thotë profesor Antonio Brencich, inxhinier.
Nga ura “Morandi” kanë mbetur vetëm rrënoja. Rrënoja në të cilat vazhdon të gërmohet pareshtur, e po ashtu kjo zonë do të vazhdojë të qëndroje pa afat e rrethuar, derisa të zëvendësohet me një urë të re prej çeliku, e gjithashtu nga një shpresë e re.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












