CH-Ballkani

Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë, Frontex do të patrullojë edhe Serbinë

“Marrëveshja do të mundësojë që në të ardhmen të vendosen ekipe nga Agjencia Europiane e Kufirit në kufijtë e Serbisë”, deklaroi Komisioneri Avramopulous.

Serbia ka rënë dakort që kufijtë e saj të kontrollohen edhe nga misioni Frontex i Bashkimit Europian, që të ndihmojnë policët serbë në luftën kundër valës së mundshme të emigrantëve ilegalë, shkruan albinfo.ch.

Komisioneri i Emigracionit, Dimitris Avramopulous, këto deklarata i ka bërë për median serbe “Blic”, ndërsa marrëveshja për migracionin parashikohet të nënshkruhet të enjten.

“Marrëveshja do të mundësojë që në të ardhmen të vendosen ekipe nga Agjencia Europiane e Kufirit në kufijtë e Serbisë”, deklaroi Komisioneri Avramopulous.

Një marrëveshje e tillë është nënshkruar më parë edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa në të ardhmen pritet të nënshkruhet edhe me Malin e Zi dhe Bosnjën.