Futboll

Pas Skocisë, edhe Anglia ua ndalon goditjen e topit me kokë fëmijëve

Ky vendim vjen pas studimit të Univeristetit të Glasgout

Fëmijët e shkollave fillore nuk do të lejohen ta godasin topin me kokë gjatë stërvitjeve të futbollit, derisa Federata Angleze e Futbollit ka sjellë disa masa për të parandaluar sëmundjet potenciale të trurit, transmeton zeri.info.

Sot më herët gjatë ditës edhe Federata Skoceze ua ndaloi goditjen e topit me kokë fëmijëve deri në moshën 12-vjeçare.

Ky vendim vjen pas studimit të Universitetit të Glasgout që kishte provuar lidhjen mes futbollit dhe sëmundjes nervore, dementia.

Studimi i publikuar në tetor të vitit të kaluar gjeti se futbollistët profesionistë janë tri herë e gjysmë më të rrezikuar për të vdekur nga sëmundjet e trurit dhe pesë herë më shumë të rrezikuar nga sëmundja e Parkinsonit.