Sport
Pas xhudos, Kosova mposhtë Serbinë edhe në karate
Karateisti Rigon Baruti ka rrëmbyer medaljen e artë në Kampionatin Mediteran që po mbahet në Turqi, teksa në finale ka mposhtur një garues serb, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Lajme të mira nga Kampionati i Mediteranit që po mbahet në Antalia të Turqisë – Rigon Baruti i artë. Këtë e arriti në kategorinë e kadetëve deri 57 kilogram. E veçanta e kësaj të arriture është fitorja ndaj dy garuesve nga Serbia, e sidomos në finale”, thuhet në njoftimin e Federatës.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, xhudistja Distria Krasniqi në Grand Prix të Turqisë, kishte mundur xhudistet nga Serbia, Korea e Jugut dhe Kazakistani, teksa fitoi medalje të artë.
Po ashtu, në Kampionatin e Mediteranit që po mbahet në Antalia të Turqisë, Kosovës i kanë sjellë tri medalje të bronzta Melos Gashi, Elton Musliu dhe Endrit Shaqiri, kurse një medalje të argjendtë nga Betim Maliqi, përcjellë albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili Një shqiptar në garë për drejtimin e Cyrihut: Kandidatura e Përparim Avdilit... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesi zviceran i baterive nuk paguan pagat e janarit 369 punonjës janë të prekur ... -
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Sistemi i ri i “Hyrje/Daljes” (EES) pritet të krijojë vonesa në aeroportet zvicerane -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor












