Lajme
Pasagjerët zviceranë, ‘të hutuar’ nga bartja e maskave nga stafi i trenit
Fenomeni post-Covid: Pasagjerët janë të habitur me stafin e transportit publik.
Megjithëse maskat nuk kërkohen më në transportin publik në Zvicër, shumë inspektorë të trenave të Hekurudhave Federale të Zvicrës (SBB) vazhdojnë t’i mbajnë ato, njofton albinfo.ch.
Kjo shkakton konfuzion dhe dyshim te disa udhëtarë, të cilët po pyesin nëse personeli hekurudhor është i informuar për informacionet e lidhura me pandeminë, ndërsa pasagjerët mbahen në errësirë.
“I dashur @RailService, është mirë që më në fund mund të shikojmë përsëri fytyrat pa maska”, shkroi një udhëtar në Twitter. “Por inspektorët tuaj të gjithë mbajnë maska. A dinë ata diçka që pasagjerët tuaj nuk dinë?”
Në përgjigje, zëdhënësja e kompanisë, Sabrina Schellenberg, tha se personeli i SBB nuk ka njohuri sekrete të lidhura me Covid-in; ata janë të lirë të mbajnë maska nëse duan, por nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë kur udhëtojnë brenda Zvicrës.
Sidoqoftë, në rrugët ndërkombëtare, stafi i trenave duhet të mbajë maska nëse vendi ku ata po udhëtojnë ose tranzit e ka ende këtë kërkesë. /Albinfo.ch
Lieber @RailService,
Es ist schön, in überfüllten Osterzügen endlich wieder in maskenfreie Gesichter zu schauen, die sich auch beim Husten und Niesen weder hinter Hand noch Armbeuge verstecken!
Nur Eure Kontrolleure, die trugen alle Masken. Wissen die mehr als Eure Passagiere? pic.twitter.com/gROGry2kAK
— #SBBAirQuality (@SBBAirQuality) April 18, 2022
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare












