Lajme

Pasaportat më të fuqishme, ku renditet Zvicra

Indeksi Henley ka bërë renditjen e pasaportave për vitin 2021

Si çdo vit, edhe kësaj radhe, indeksi Henley ka bërë raportimin e pasaportave më të fuqishme në botë, shkruan albinfo.ch.

Japonia edhe më tutje ndodhet në vendin e parë, ku me pasaportë japoneze mund të udhëtoni në 191 shtete.

Singapori është në vendin e dytë me 190 vende. Në vendin e tretë janë Koreja e Jugut dhe Gjermania me 189.

Italia, Finlanda, Luksemburgu dhe Spanja renditen në vendin e katërt, me një pikë më pak në renditje. Danimarka dhe Austria janë në vendin e pestë.

Suedia, Franca, Portugalia, Holanda dhe Irlanda janë në vendin e gjashtë.

Zvicra, SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia, Belgjika dhe Zelanda e Re renditen në vendin e shtatë. Me pasaportë të Zvicrës mund të udhëtosh në 185 shtete.

Pasaporta më e dobët është ajo e Afganistani me vetëm 26 vende.

Shqipëria renditet në vendin e 51-të. Me pasaportë shqiptarë mund të udhëtosh në 114 shtete. Sipas kësaj renditje, Kosova është në vendin e 102-të, ku mund të udhëtosh në 40 shtete.